UEFA dhe klubet më të mëdha europiane janë duke diskuar një revolucion të mundshëm të Champions League duke nisur nga vitit 2022 dhe nesër, mund të jetë dita vendimtare.

Sipas “Wall Street Journal”, të martën do të bëhet një mbledhje e mbyllur mes ECA-së, që përfaqëson klubet më të forta në Europë, dhe organizmit që organizon veprimtarinë.

Përveç projektit të SuperLigës që është hedhur poshtë nga Ceferin dhe Andrea Anjeli, duhet të flitet për modifikime sa i takon Championsit, ndërsa prej kohësh flitet për një sistem me rënie dhe ngjitje kategorie, njëjtë si Liga e Kombeve.

Një ndryshim tjetëri rëndësishëm mund të jetë dhe spositimi i disa ndeshjeve nga mesjava në fundjavë, çka do të nënkuptonte modifikimin e të gjitha kampionateve kombëtare, madje, ligat do të detyrohen të ulin dhe numrin e skuadrave për të përballuar kalendarin e ri. Gjithnjë sipas gazetës britanike, opsioni i fundi nuk pëlqehet shumë nga UEFA.