Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shkurt vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Keni një mundësi për të filluar shumë gjëra të reja pozitive në jetën tuaj sepse hëna e re do jetë në shenjën tuaj më datë 4 shkurt, duke u lidhur pozitivisht me Mërkurin dhe me Marsin. Thjesht vendosni se ku doni të zhvilloheni, çfarë doni të arrini sepse do e arrini nëse fokusoheni. Keni një mbështetje të konsiderueshmë planetare.

Urani do lidhet me Marsin më datë 13 në shenjën e Dashit, dhe edhe pse është një lidhje planetare që ndodh në një shenjë e cila shkon me ju, një shenjë e cila është miqësore ndaj energjisë së shenjës suaj, prap së prap bashkimi mes Uranit dhe Marsit nuk është gjëja më e mirë në astrologji dhe prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm me fjalët që nxirrni nga goja, mos u tregoni të nxituar apo të pamenduar. Ndoshta dikush ju thotë diçka dhe mendoni që t’i ktheni një përgjigje e cila ju vjen në mënyrë të rrufeshme por ndoshta nuk është pikërisht ajo që keni në mendje. Dikush po vjen në jetën tuaj, nëse s;ka ardhur tahsmë, që të largojë ankthin prej jush dhe t’ju sjellë harmoni. Ndoshta është një terapist, ndoshta jeni ju duke i bërë vetë terapi vetes, ndoshta është dikush që j’ua sjell këtë gjë me personalitetin e tij apo të saj. Nëse keni kaluar një moment të vështirë, nëse ju është thyer zemra, do e kaloni tani, do filloni që të jetoni sërish nëse ka qënë e vështirë që të kapërceni një dhimbje të caktuar. Mund të jetë dhimbje e shkaktuar nga një histori dashurie, por dhe mund të mos jetë kështu, por tani në këtë muaj ku shumë prej jush kanë ditëlindjen që unë ua uroj çdo ditë në emision, do gjeni ndihmën që ju duhet për të ecur përpara.

Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës, tek ju prek thellësinë tuaj emocionale dhe mundet që të finalizohet një situatë që lidhet me zotërimet familjare ose gjërat që zotëroni me partnerin. Mundet që këtë muaj të eksploroni disa ide që s’i keni eksploruar më parë. Është muaji juaj por është muaj i thellë kësaj rradhe, është një shkurt i veçantë.

 

Qiell të mbarë.

Jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik?Klikoni mbi: Harta Astrologjikepër të mësuar se si të bëni porosinë tuaj.

Doni të lexoni një libër të bukur fantazi? Dërgoni një mesazh për të porositur romanin Ajlen në faqen: AJLEN – libri roman

Ky intepretim mujor astrologjik realizohet nga administratorja e faqes Horoscopedhe Harta Astrologjike.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.