Merr flakë tavolina në ditëlindjen luksoze të Françeska Jaçes.

Françeska Jaçe festoi mbrëmë ditëlindjen mes miqsh në një darkë, ku të ftuar ishin edhe Enca, Zajmina, Olti Curri e të tjerë personazhe të njohur.

Të papriturat nuk kanë munguar për Franceska Jaçen as në mbrëmjen e djeshme.

Enca ka publikuar disa pamje ku shihet se trëndafilat e vendosur në tavolinë kanë marrë flakë.

Në videon e postuar nga Enca dëgjohen ulërima dhe të bërtitura nga personat që ndodheshin në tavolinë.

Mesa duket të pranishmit e kanë cilësua këtë ngjarje të pakëndshme si “vepër” e ‘syrit të keq’.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook