741 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani në tre muajt e fundit të vitit 2018.

Zyra federale për Migracionin ka nxjerrë të dhënat, sipas të cilave, nga Shqipëria në tetor kanë aplikuar 309 persona, në nëntor 249 dhe në dhjetor 183. Duke iu referuar të dhënave, rënia vazhdon konstante në rastin e shtetasve shqiptarë.

Ndërkohë në vitin 2016 nga Shqipëria kanë qenë mbi 17 mijë azilkërkues, në 2017 ishin 9 mijë dhe për vitin 2018 ishin vetëm 2900. Vihet re një rënie e theksuar me 60%. Dhe nga 2900 të vitit 2018 vetëm 1800 ishin aplikues për herë të parë, të tjerat kanë qenë riaplikime.