Protesta e banorëve të Astirit ka nisur edhe sot për kundërshtimin e ndërtimit të projektit të “Unazës së Re”.

Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugët dhe duke kërkuar anulimin e projektit.

Një nga protestuesit teksa iu drejtua kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markut, tha se policia e ka dhunuar në banesë së bashku me nënën e tij.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro.

Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”,u shpreh një nga protestuesit.