Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën duke protestuar kundër projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re.

Ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë duke kërkuar lirimin e 7 protestuesve që mbahen të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si dhe anullimin e projektit duke e quajtur atë si kurruptiv dhe kundër.

Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. 7 protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësisa bëhet vetë-gjyqësia.  Prej 5 muajsh jemi këtu në protestë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Si mund të mbahet gjallë një projekt kur e di gjithë bota që është korruptiv, por rrin sepse ka vulën e Edi Ramës për të shtuar 20 milion euro në llogaritë bankare offshore.

Edi Rama e din se qytetarët me revoltën që po bëjnë në gjithë Shqipërinë, siç u bë sot në Durrës, nuk bëhet për interesat e një partie por bëhet për interesat e qytetarëve,” deklaroi Balliu.