Paralelisht me protetstën e studentëve po zhvillohet dhe protesta e banorëve të Astirit, ku banorët të revoltuar vijojnë me mbrojtjen e kauzës së tyre. 

Ndërkohë që kjo revoltë tashmë ka hyrë në muajin e dytë të saj, banorët protestojnë jo vetëm kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Re, por gjithashtu kërkojnë burgosjen e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknurit dhe kreut të ARRSH, Afrim Qendro.   

Një banor njëkohësisht dhe avokat ka reaguar duke u prononcuar për mediat, teksa deklaron se ligjin për ndërtimin e Unazës do ta kthejnë në favor të qytetarëve.   

“Ne atë ligj do ta marrim dhe do ta kthejmë mbrapsh në interes të qytetarëve.

Çfarë ka bërë ARRSH , Damian Gjiknuri përgjegjësi kryesor së bashku me Afrim Qendron dhe Edi Rama në Unazës e Re. Për banesat që janë bërë qoftë me hipotekë, bizneset i shpronësojnë me 200 mijë lekë të vjetra. Çfarë bëjnë këta.

Na merr 200 mijë lek dil nga shtëpia dhe ta blej unë 3 mijë euro. Kjo gjë kur themi për oligarkinë flasim për konceptin e qeverisjes të së pasurve dhe injorantëve, një grupi të mbyllur.

Të gjithë kemi qenë në emigracion por se kemi bërë vilën si në Surrel, prandaj themi që ka krim të organizuar”,- tha avokati, Artan Manushaqe.

 

LEXO EDHE:  Unaza e Re/ Banorët: Me 5 mars të gjithë para Parlamentit (Video)