Në ditën e 35-të të protestës kundër shembjes së banesave të tyre banorët e Astirit edhe mbrëmjen e sotme janë mbledhur dhe kanë sfiduar shiun dhe temperaturat e ulëta për të mbrojtur kauzën e tyre. Edhe sot ka qenë kreu i opozitës në vend, Lulzim Basha i cili ka mbështetur banorët duke i dalë në krah.
Përpara banorëve zoti Basha u shpreh se ky projekt është një vjedhje, madje për këtë do dalin dhe fakte të reja. 

 “Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është”.  

Më tej ai shton se projekti i Unazës së Re është një vjedhje dhe për këtë përgjegjës është Damian Gjiknuri, duke kërkuar kështu arrestimin e tij dhe të kreut të ARSH-së Afrim Qendro.

“E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në burg nuk duhet të ishte Doriani (Dorian Protoduari, i arrestuar si përgjegjës pë organizimin e protestës), por Damian Gjiknuri” – tha Basha