Ishte Partia Demokratike ajo e cila në sjelljen e fakteve të reja të megaskandalit të projektit mbi ndërtimin e Unazës së re ka përmendur dhe emrin e Edmond Begos, i cili nëpërmjet një lidhje direktë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen në fjalë. 

Ndërkohë që po në mbrëmjen e sotme me gazetarin Ylli Rakipi, Këshilltari Ligjor i PD-së ka akuzuar Begon se qeveria ka devijuar projektin e Unazës së Re për të favorizuar biznesin e tij. Bego mohoi kategorikisht akuzat e PD, teksa shtonte se me zotin Bardhi do të përballej në gjyq për prishje të imazhit.  

“I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet. I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën? Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë. Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë. Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim që ka kryer në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot. Ajo që thotë Bardhi, nëse unë kam bërë një projekt. Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jamë pjesë e privatimzimit të atij trualli”,- deklaroi Edmond Bego.