Pa dyshim që ajo është një nga këngëtaret më të famshme në botë, karriera e së cilës njeh vetëm ngjitje.

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka postuar sot një video nga fëmijëria e saj, ku shihet së bashku me Rinën, motrën e saj, ku kjo e fundit ishte vetë një foshnjë.

Si motra më e madhe, Dua ka prezantuar në shqip motrën e saj, Rinën, ndërsa dëgjohet duke folur shqipen me dialekt kosovar.

Ajo shprehet se i mungon shumë familja, ndërsa video e postuar ka marrë mbi 300 mijë pëlqime dhe pothuajse 1 milionë views brenda 1 ore.