Josh Barryë është shkrimtari i cili ka rrënqethur publikun me historinë e tij teksa tregon sesi ka kaluar 9 vitet e fundit duke shkruajtur librin e tij autobiografik me hundë.

Si pasojë e një paralize celebrale që ka pësuar Josh me ndihmën e një iPad-i ka shkruar  rreshtat e jetës së tij me hundë.

Në një intervistë dhënë për BBC Josh shprehet se vendosi ta tregojë historinë e tij për të ndërgjegjësuar njerëzit e tjerë të cilët sipas tij edhe nëse janë ndryshe ato mund të arrijnë realizimin e ëndrrave të tyre.

“Sa herë dhe kudo që isha në publik nu i shpëtoja dot shikimeve me habi të njerëzve, por mendoj që njerëzit duhet të relaksohen për çdo gjë, dhe të mos ndryshojnë sjellje menjëherë sapo të shikojnë një person me aftësi të kufizuara.

Mendova se të shkruarit me hundë do të ishte argëtuese dhe nuk ishte e tillë, por kur çdo gjë ishte e përfunduar kuptovase ia vlejti i gjithë mundimi”, tregon Josh për BBC.

Josh është nga East Cowes dhe  aktualisht punon si gazetar i pavarur dhe drejton një faqe argëtuese ku ndër të tjera ka intervistuar persona të famshëm si Sir Ian Botham dhe Jeremy Kylie.