Edhe pse sot është ditë pushimi, kjo gjë nuk i ka ndalur dhjetëra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambjentet e këtyre institucioneve.

Universiteti Politeknik i Tiranës i është drejtuar me një shkresë policisë private që merret me ruajtjen e objektit që të mos lejohet asnjë hyrje dale në ambientet e fakultetit, pasi sot është ditë pushimi.

Ndër të tjera në shkresë thuhet se “disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”.

Administratorët në shënimin e tyre për letrën shtojnë se shkresa do të niset pa vulën dhe institucionin, pasi është ditë pushimi dhe nuk është në punë punonjësi i protokollit