Ai mbahej për një prej aeroportve më të famshëm dhe të mirë të SHBA, dhe ndodhej pikërisht në ishullin e St. Marteen në Karaibe. Aeroporti mbante emrin “Princeshë Juliana” dhe dje u shkatërrua i gjithi nga uragani famëkeq “Irma” i cili mendohet se do të jetë nga më të rrezikshmit që kemi parë.

Stuhia dje e ka vënë përfund aeroportin teksa era ka arritur shpejtësinë e 185 miljeve në orë duke fluturuar në ajër dhe gardhet e forta të sigurisë. Gurët e mëdhenj janë përplasur me një mori avionësh duke i nxjerrë jashtë funksioni ato njëherë e mirë. Pistat e ulje ngritjeve janë mbushur me rërë që uragani ka sjellë me vete duke bërë të pamundur ngritjen dhe uljen në këtë aeroport.

Stuhia, u cilësua si më e fuqishmja në Atlantik, gjatë dekadës së fundit, ku ka marrë 2 jetë njerzish deri më tani në këtë ishull Karaibesh. Aeroporti është përmbytur i gjithi dhe ndërtesa është rrënuar në disa vende plotësisht falë uraganit.