NEW YORK, NY - AUGUST 15: US President Donald Trump delivers remarks following a meeting on infrastructure at Trump Tower, August 15, 2017 in New York City. He fielded questions from reporters about his comments on the events in Charlottesville, Virginia and white supremacists. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara e lejon urdhrin e fundit ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për ndalesën e hyrjes në SHBA të udhëtarëve nga Irani dhe disa vende të tjera, me popullatë shumicë myslimane, që të bëhet fuqiplotë.

Vendimi i djeshëm e mbështet një pjesë të urdhrit të zotit Trump të datës 24 shtator të këtij viti, me të cilin shtetasve nga Irani dhe disa vendeve të tjera, nuk u lejohet hyrja, nëse ata nuk kanë lidhje të afërta në Shtetet e Bashkuara.

Këto lidhje të afërta janë definuar si raporte familjare dhe marrëdhënie “formale, të dokumentuara” me organizatat me seli në Shtetet e Bashkuara, siç janë universitetet dhe agjencitë për vendosje në SHBA.

Udhëtarët që kanë lidhje të afërta me grupet amerikane dhe individët, përfshirë gjyshërit, gjyshet, nipërit, mbesat, prindërit, bashkëshortët dhe farefisin, do të lejohen të hyjnë./REL

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook