Në këtë prag Krishtlindjesh nuk ka munguar dhe urimi i kreut të Opozitës njëherësh dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili uron shqiptarët dhe familjet e tyre të kenë bekime t’i kalojnë të gëzuar këto festa.  

Përmes një postimi në Facebook Basha shkruan: 

“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”,- shkroi Basha në urimin e tij drejtuar të gjithë shqiptarëve.