Policia e Fierit ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtrurar dhunë mbi motrën e tij 52-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku shtetasi 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke ushtruar dhunë fiziek mbi motrën e tij më të madhe 52-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, bëhet me dije se bëhet fjalë për Llazar Lulen, i cili akuzohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases me inicialet V.L, 52 vjeçe.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook