Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Klodjan Gjonçari, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në banesën e tij në lagjen ”Pavarësia”, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj., 35 vjeçe.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook