Një 50-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e bluve pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Pas kontrolle në banesën e çiftit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe një armë zjarri pistoletë me 21 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin: D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.