Ada, vajza e ish deputetes së PD-së, Albina Deda, ka pritur 20-vjetorin me një foto tepër provokuese me një body ngjyrë bojëqielli me shkëlqim.

Ada ka ndryshuar look kohët e fundit, pasi të gjithë e njihnim si një bjonde tërheqëse nga klipi i këngëtarit të njohur Ylli Limani.

Ajo ka qenë pjesë e klipit “Prej se jena nda” që u publikua në verën e 2018-ës.

Pas eksperiencës si prezantuese në “Miss Universe Albania” dhe si modele tashmë, Ada provoi një tjetër zhaner dhe ia doli me sukses.