Dita e mërkurë ka nisur fuqishëm për monedhën vendase i cili ka zhvlerësuar pothuajse të gjitha monedhat e tjera. Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e Eurozonës ka pësuar rënie me 0.2 pikë gjatë ditës së sotme, duke arritur kështu në kuotën e 124.5 lekëve në blerje dhe 125.3 lekë në shitje.

Rënie të lehtë ka pësuar edhe Dollari me 0.1 pikë duke arritur kështu në kuotën e 110.5 lekëve krahasuar me ditën e djeshme. E njëjta gjë edhe për Paundin britanik i cili kohët e fundit duket se nuk ndalon rënien. Mesa duket situata do vazhdojë të jetë e luhatshme për Paundin, të paktën derisa të jepet një drejtim rreth marrëveshjes Brexit. Sterlina ka rëne me 0.4 lekë duke arritur kështu në kuotën e 144.1 lekë.

Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare përveç Dollarit kanadez i cili mbetet në të njëjtat ritme me ditën  e djeshme pra, ndodhet në kuotën e 83 lekëve, monedhat e tjera kanë pësuar rënie.

Dollari australian dhe Franga zvicerane kanë humbur terren ndaj lekut duke u këmbyer kështu gjatë ditës së sotme në pikat e këmbimit valutor përkatësisht me 78.7 lekë dhe 110.2 lekë.