Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël.

Në një status në Facebook Vaili akuzon Ramën se po shkatërron biznesin e vogël për hesap të oligarkëve.

Sipas Vasilit, biznesi i vogël ka 100% të drejtë që është kundër TVSH dhe këtë të drejtë ja ka dhëne edhë FMN edhe Banka Botërore.

Postimi i Vasilit

Kryeministri genjeshtar, vjedh dhe shkaterron bisnesin i vogel per hesap te oligarkeve.

Bisnesi i vogel ka 100% te drejte qe eshte kunder TVSH.

Kete te drejte bisnesit te vogel ja ka dhene edhe FMN edhe Banka Boterore.

Kryeministri shume grabitqar por edhe shume injorant eshte edhe kunder FMN edhe kunder Bankes Boterore boll qe te shkaterroje bisnesin e vogel qe punen e mundin e ketij te fundit ta gllaberojne oligarket.

Kryeministri eshte kundra bisnesit te vogel me qellimin qe ai te falimentoje dhe mijra njerez te tjere te ikin nga Shqiperia dhe ky te realizoje strategjine e zbrazjes se Shqiperise nga shqiptaret.

Mos e besoni kurre kryeministrin ai e urren kete vend ai mezi pret tu rrembeje edhe leket e fundit dhe te ike pastaj nga Shqiperia.
Shqiptaret jane pa drejtim ##.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rama njëjtë si katër vite më parë, takim informal me kabinetin e ri. Ja axhenda e takimit