Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se, ndërsa shqqiptarët festonin festat më 31 Dhjetor qeveria rrinte zgjuar duke grabitur koncesione.  

Përmes një satusi në Facebook Vasili është shprehur se Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor, ndërsa ka i ka bashkangjitur dhe një dokument shkrimit të tij.   

“Uji fle,ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!!

E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.
Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.

Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.
Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro.
Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit.
Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark.
Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur”,- ka shkruar Petrit Vasili në Facebook.