Petrit Vasili, kreu i grupit Parlamentar të LSI-së ka postuar në rrjetet sociale një status ku nuk ka kursyer kritikat ndaj Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kreu i grupit Parlamentar tha se KLP kontrollohet nga Rama dhe emërimet i bën vetë ai. Gjithashtu tha se KLP u bë njësh me krimin dhe se reforma në drejtësi është e vdekur. Vasili kërkon që KLP të ndëshkojë Markun, të cilën  e cilëson shërbëtore të Qeverisë.

Postimi i Petrit Vasilit

Turp dhe faj, KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!!

KLP u be njesh me antiligjin,duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria.

Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?

Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?

Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.

Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.

Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen, edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes, edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.

LEXO EDHE:  Banorët nuk e lanë të kalonte, Rama devijon rrugë. Reagon ish-deputetja e PD-së: "Hajduti ka frikë nga populli i tij"

Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.

Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.

Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.

Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…