Vasili ka reaguar pas deklaratave të zëvendësambasadorit amerikan, David Muniz, i cili tha që korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur saqë duket sikur vendi nuk ka dëshirë të bëjë biznes.

Petrit Vasili ka reaguar duke thënë se Muniz po i vë gishtin në plagë kryeministrit por ky i fundit është shurdhuar dhe nuk po i dëgjon aspak këmbanat që po bien për të nga ana e SHBA-së dhe e cilson si zeron e dytë radhazi pas asaj që mori tek samiti i Triestes.

Statusi i Vasilit në Facebook.

“Intervista e zëvendës ambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon kambanat e SHBA-së, që foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: Zero!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”.