Ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Mëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Vasili thotë ndër të tjera se pa Ramën, Shqipëria do kishte një sojsëz më pak.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë rubrikës “Përgjigjja ime” tha se “po të mos kishte LSI s’do kishte as shitblerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male, edhe mineralet në Verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanionene, edhe 1001 dritaret në Berat, edhe 21 oxhaqet në Elbasan, edhe luanët dhe bibat në Tiranë”.

STATUSI I VASILIT
Pa Edi Ramën Shqipëria do të kishte një budalla më pak, një frikacak më pak, një të sëmurë nga hajdutllëku më pak, një shkollëpak me pak, një gore më pak dhe më kryesorja: një SOJZËZ më pak.