Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vazhdon të sulmojë ashpër kryeministrin e vendit Edi Ramën.

Vasili ka akuzuar Ramën se ka shkekul Kushtetutën në nenin 155 të saj ku i ka dhënë fuqi prapavepruese.

Në një postim në Facebook Vasili tha se se Rama dje në Parlament deklaroi se do të padiste Metën vetëm se ky i fundit nuk i dekretoi për ministër të Jashtëm të riun nga Kosova, Gent Cakajn.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Edi Rama dhunoi Kushtetutën, nenin 155, per oligarkët, tani ka surrat e flet për të. Edi Rama ky zorrë qorre e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %. Për këtë dhunoi Kushtetutën, pikërisht nenin 155 te saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.
Ja ccfarë thotë Kushtetuta:
Neni 155

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.
Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket, ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.
Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.

Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit, u vetpropozua per ministër si budalla qe është, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi një farë Gent Caka. Po perse do ta padiste? Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve. Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister, qe s’njohin ligj e atdhe, ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop. Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme. Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve, edhe i semure psiqik. Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatr.