Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas rrëzimit të propozimit ë opozitës për t’i dhënë falas librat e shkollës fëmijëve të sistemit parauniversitar.

Vasili me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se po lë mijëra fëmijë pa shkollë.

“Shkollëpaku votoi KUNDER që tu jepen librat gratis fëmijëve të shkollave.

Shkollëpaku do që të lërë mijëra fëmijë pa shkollë sepse janë të varfër.

Shkollëpaku i do fëmijët pa shkolle si vetja.

Bo bo sa kryeministër i zi”, shkruan Vasili

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook