Në një postim në Facebook kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama si dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Teksa i quan ata fosile të së shkuarës, dhe armiq të popullit, Vasili shprehet se qytetaret nuk duhet ti besojnë ligjit dhe shtetit ligjor.

“Rilindja,Rama, Ruçi (RRR) dhe partia ne pushtet mbi shtetin e se drejtes !!!

Shteti i se drejtes per keta fosilet e te shkuares nuk ekzistojne dhe permbi to eshte Partia ne Pushtet siç thote ky Ruçi.

Per keta armiq te popullit ,qytetaret nuk duhet ti besojne ligjit dhe shtetit ligjor.

Keta armiq te ligjit duan qe qytetaret ti gjunjezohen shtetit te partise ne pushtet,te rilindjes se krimineleve,trafikanteve,pastruesve te parase se piset dhe dhunuesve te ligjit.

Tre R,Rilindja,Rama ,Ruci jane deshmitare se si partia qe ishte mbi ligjin u shperbe ne 2 jave nga studentet ne vitin 90′ ,ndersa rrezimi i rilindjes,partise se vdekur te ketyre eshte thjesht nje funeral i vonuar qe shqiptaret do ta perfundojne shume shpejt…”, shkroi Petrit Vasili në Facebook