Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së u shpreh se Shqipëria ka një fajtor të madh dhe ky është kryeministri Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka pohuar se të rinjtë shqiptarë që po largohen masivisht nga vendi kanë si armik kryeministrin Rama, i cili në pikëpamjen e tij ka kapur drejtësinë, ka vjedhur votat dhe është mbështetës e garant i krimit.

Sipas tij, vendi ka nevojë të dalë urgjent nga kjo krizë sociale ku ka rënë dhe kjo bëhët përmes largimit të Edi Ramës dhe çlirimin e vendit nga influencat e tij shkatërruese.

“Vetem nje fajtor,vetem nje zgjidhje! Kriza shume e thelle politike e shoqerore ka vetem nje pergjegjes. Integrimi europian ka vetem nje pengese. Shqiptaret kane vetem nje grabites te votave. Qytetaret kane vetem nje kusar te madh te parave te tyre. Te rinjte e Shqiperise kane vetem nje armik te se ardhmes se tyre. Drejtesia ka vetem nje rrembyes te saj. Parate e pista kane vetem nje njeri qe hap deren. Kriminelet kane vetem nje mbeshtetes. Zgjidhja politike ka vetem nje menyre. LARGIMIN SA ME PARE TE EDI RAMES”, shkruan Vasili.