Ende vazhdon të jetë i nxehtë debati mes Uindit dhe gazetares Dasara Karaiskaj, i cili u bë pjesë e mediave dhe portaleve përgjatë këtyre javëve.

Gjithçka nisi me komentin e gazetares për deklaratën e Encës që i surprizoi të gjithë, ku ka treguar se gjatë seksit ajo thërret emrin e saj.

Pas kësaj ishte hte gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila tha se organin gjenital tashmë nuk do ta quajmë “pjeshka”, por “Enca”. 

Ndërkaq që përmes një postimi në Instastory ka ardhur dhe reagimi i motrës së këngëtares, e cila u shpreh “Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim “Dasara”.

Për këtë Dasara është përgjigjur me një ofendim tjetër.

“Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Uindit e cila është përgjigjur sërish me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Realisht nuk mendoja se do i jepja më shumë rëndësi kësaj pseudo gazetareje, por kur je arsyeja e vetme që ajo ftohet në emisione s’ke ç’bën. Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)? 

Nuk e dija që suksesi i jetës matej me gjetjen e një burri më të vogël se vetja dhe shpirt, të lutem mos ofendo burimin e bukës së gojës tënde. Si unë dhe motra ime jemi edukuar gjithmonë të shohim punën tonë dhe të ecim përpara. Por… Askush nuk mund të më ofendojë mua apo familjen time, kushdo qoftë. Sepse nuk e kam fare problem të kthej përgjigje. Veçanërisht kur kam gjithë këtë pisllëk ndaj teje. Kështu që mbylle gojën”.

LEXO EDHE:  'Më vjen të mbush duart me ty', moderatori shqiptar ngacmon haptazi të ftuarën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook