Foto ilustruese

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën pak orë pas mbërritjes në spital me temperaturë, mjekët deklarojnë  se vdekja është shkaktuar nga gripi toksik.

Sipas prindërve vajza e tyre ishte prej dy ditësh me grip dhe nuk arrinte dot të ushqehej.

Ata e dërguan në spital, por për fat të keq ajo kaloi në gjendje koma, ndërsa sipas mjekëve vogëlushja vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, i quajtur “gripi toksik”.

Stafi i mjekëve të spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook