Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar masakrën që i mori jetën të riut shqiptar, Florenc Beqiraj.

Berisha ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, dhe ju ka bërë thirrje autoriteteve franceze që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë para drejtësisë autorët e masakrës barbare që i bënë Florencit.

Sali Berisha i ka bërë thirrje  institucioneve shqiptare,për të reaguar rreth kësaj ngjarjeje.

Postimi i Berishës:

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, nje krim i shemtuar!

Te dashur miq, prej disa ditesh kemi ndjekur live ne mediat sociale, kroniken e vdekjes se paralajmeruar nga torturat e ushtruara ne burgun e Marsejes te te riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramen e tij njerezore e ben edhe me te madhe e tronditese mungesa e transparences ndaj kesaj tragjedie njerezore dhe ne veçanti indiferenca dhe barktisja totale e te ndjerit ne luften e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci te ishte banor i nje vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushellimet me te thella familjareve te viktimave, perseris thirrjen time drejtuar edhe dite me pare autoriteteve franceze te zbatimit te ligjit, te hetojne me transparence dhe te vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit te shemtuar, qe i moren jeten me dhunen e tyre shtazore ne institucionet shteterore te vuajtjes se denimit, te riut Florenc Beqiri.

LEXO EDHE:  Vdekja e Florencit, trondit gazetari: S'ishte i vetmi, dhjetëra shqiptarë të vrarë në Francë, mes tyre dhe një 2-vjeçare

Denoj me ashpersine me te madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur te mos ishte nje i ri shqiptar, te autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, qe nuk meritonte kurre ate qe pesoi! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook