Bosi i mafias siçiliane Salvatore “Toto” Riina ka ndërruar jetë nga kanceri, në spitalin e Parmas.

Bosi korleonez ka ndërruar jetë në orën 4 të mëngjesit raportojnë mediat italiane.

87 vjeçari u bë i njohur për mbarë botën si shefi më i frikshëm i Cosa Nostrës, dhe u burgos në vitin 1993.

Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma.

Djali më i madh i bosit të mafias, Giovanni, po vuan gjithashtu një dënim të përjetshëm në burg.

Riina vuante 26 dënime të përjetshme për dhjetra vrasje dhe masakra, akuzohet për komandimin e më shumë se 150 vrasjeve, dënuar me burgim të përjetshëm, ai njihet kryesisht për urdhërimin e vrasjeve të gjyqtarëve antimafia, Giovanni Falcone (1992) dhe Paolo Borsellino (1993) dhe se ka qenë një prej trurit të sulmeve të përgjakshme në vitin 1993 në Romë, Milano dhe Firence.

I ashtuquajtur “La Belva” (“Bisha”), Toto Riina mbretëroi nën terror përgjatë 20 viteve në Siçili dhe brenda grupit të Cosa Nostras, kontrollin e të cilës e kishte marrë duke nisur nga vitet 70.

Arrestimi i bosit të Cosa Nostra 
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve. Pas arrestimit të Riinas, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefave mafiozë si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo, etj.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kap policin për këmbe dhe e merr zvarrë, por i ndodh ajo që nuk e kishe imagjinuar kurrë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook