Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur mbrëmjen e së hënës në dy emisione televizive të ndryshme në të njëjtën kohë.

 Mesa duket kjo përplasje orari në transmetim me të njëtin person nuk është parashikuar nga programacioni i televizioneve.

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka ironizuar me prezencën e kryetarit të bashkisë duke shkruar në rrjete sociale se nëse nuk është magjistarë, ky është kryetari i bashkisë dhe ka bashkangjitur foton ku shfaqet në të njëjtën kohë në TV të ndryshme.

 “Po ndodh në të njëjtën orë në Top Channel dhe ne Tv Klan ..ora 22.20. (Top Story /Dance With me)

Nëse nuk është magjistar, ku është vërtetë kryetari bashkisë ???”, shkruan Çollaku në Facebook. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook