International SOS, krijuar nga ekspertë të rrezikut global, ka përpiluar një listë me vendet më të rrezikshme për t’u vizituar gjatë vitit 2020.

Vlerësimi për secilin shtet është i organizuar përmes një harte ku specifikohen karakteristikat kryesore të secilit shtet në tri kategori: ndihmë mjekësore, siguri dhe siguri rrugore.

Ndarjet përkatëse janë:
1) Ndihmë mjekësore: rrezik i ulët, rrezik mesatar, rrezik i ndryshueshëm, rrezik i lartë, rrezik shumë i lartë.
2) Siguria: rrezik i papërfillshëm, rrezik i ulët, rrezik mesatar, rrezik i lartë dhe rrezik ekstrem.
3) Siguria rrugore (shkalla e vdekshmërisë për 100,000 njerëz): më pak se 10, 10-19.9, 20-24.9 dhe më shumë se 25.

Vendi ynë vlerësohet me rrezik mesatar në kategorinë e parë dhe me rrezik të ulët përsa i përket sigurisë. Në lidhje me sigurinë rrugore vlerësohet me një shkallë vdekshmërie 20-24.9.

Vendet më të rrezikshme në botë për vitin 2020:

Libi
Somali
Sudani i Jugut
Republika Qendrore e Afrikës
Mali
Siri
Irak
Jemen
Afganistan

Vendet më të sigurta në botë për vitin 2020:

Islandë
Norvegji
Finlandë
Danimarkë
Zvicër
Luksemburg
Slloveni
Andorra
Svalbard
Groenlandë