Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Arabinë Saudite.

 

Në Fletoren Zyrtare të vendimeve të qeverisë një nga vendimet e marra së fundmi nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij është udhëtimi i lirë i qytetarëve shqiptarë drejt shtetit të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, me qëllim  favorizimin e turizmit në vendin tonë, nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 tetor 2019, shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrejn dhe Kina, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri.