Nuk ka më asnjë pikëpyetje. Ndeshja e fundit kualifikuese e Grupit H, në eliminatoret e Evropianit 2020 Shqipëri-Francë, do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ka qenë UEFA ajo e cila ka zyrtarizuar këtë ngjarje, duke zbuluar edhe emrin e stadiumit në sajtin e saj, një detaj që mungonte prej ditësh në krahasim me sfidat e tjera. Vetëm të dielën stadiumi kreu edhe ndeshjen testuese ku në tapetin e gjelbër shkelën vajzat e Vllaznisë dhe të Apolonisë. Këtë sfidë e ndoqën nga afër edhe dy inspektorë të UEFA-s, të cilët sot kanë dorëzuar raportin sigurisht me një përshtypje të mirë. /rtsh.al