Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për djegien e mandateve të deputetit, Basha zhvilloi takim me aleatët.

Takimin e parë Basha e zhvilloi me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, ku zgjati rreth 60 minuta. Më pas Basha zhvilloi takim me aleatët e vegjël të PD-së.

Kreu i PD-së ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.