Partia Demokratike, konkretisht lideri i saj Lulzim Basha bëri me dije se tashmë është marrë vendimi unanim për djegien e mandateve të deputetëve.

Ndër arsyet më kryesore që Basha renditi për vendimin e marrë ishte vjedhja dhe marrja e votës me kriminelë.

Ndërkaq në lidhje me vendimin e bujshëm të Bashës ka reaguar edhe numri 2 i qeverisë, Erion Braçe, i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se opozita i djeg tani mandatet pasi nuk ka çfarë t’i bëjë reformës në drejtësi.

“As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt”, shkruan Braçe duke nënkutpuar kështu se qeveria do vazhdojë edhe pa opozitën në Kuvend.

“Arsye e fortë apo jo?!

Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre”, shkroi Erion Braçe në Twitter.