Vetëvrasja e 47-vjeçarit Ardian Kallami nga fshati Barbullush, Shkodër ka sjellë pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës dhe dy punonjësve të policisë që akuzohen për këtë ngjarje.

Pas hetimeve të para, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar sot masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P. Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z. D dhe P. Zh., me detyra si Specialist policor të zonës.

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook