Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka kaluar me sukses Vettingun.

KPK e përbërë nga trupi gjykues i drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari tha sot se pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit. Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.