Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm ka kritikuar ndryshimet për ligjin e vettingut në polici.

“Dikush mund të thotë se vetingu në polici është paranojë e ish-ministrit të brendshëm. Jam i keqardhur që ligji nuk u bë i zbatueshëm për dy vjet. Nuk eshte herezi ndryshimi i një ligji. Nuk besoj se ndryshimet janë të duhura. Vetingu nuk mund të bëhet nga SHCBA. Cënohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit, por SHÇBA nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë vetingun. Kjo do ngadalesojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar. Për më tepër që ka shumë pasuri të sekuestruara nga policia. Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim,”-tha Xhafaj.