Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Vendimi është dhënë sot në KPK. Sipas anëtarëve të këtij institucioni, Trezhnjeva nuk justifikon dot pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtari i Apelit, mësohet se ka gënjyer edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faska kryesuese, Firdes Shuli, relatore, Roland Ilia anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra Besim Trezhnjeva, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës” lexoi vendimin kryesuesja Alma Faska.

Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë: Do të ankimojmë. “Duhej një hetim i thelluar”

Tre ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook