Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të martën drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunlida Bekteshi dhe Xhensila Pine, pas hetimit të zhvilluar ndaj tij vendosën shkarkimin e prokurorit Shahini, i cili kishte dhe një karrierë të gjatë në organin e akuzës.

Shahini fillimisht ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016.

Më pas me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.