Regjimi diktatorial i vendosur në Shqipëri nga Enver Hoxha ka qenë një ndër regjimet më të egra, që ka njohur historia botërore.

Gjatë këtij regjimi shumë persona të pafajshëm humbën jetën edhe sepse nuk kishin as më të voglin faj. E tillë është edhe historia e një vajze me emrin BiankaKrosaj.

Kur ishte vetëm 20 vjeçe, ajo ra në duart e hetuesve dhe policëve që provuan çdo formë torture ndaj saj. Duke nisur që nga heqja e dhëmbëve me darë, shkulja e flokëve dhe vendosja e pleshtave.

Pavarësisht të gjitha këtyre torturave çnjerëzore, Bianka Krosaj nuk tha asnjë fjalë që hetuesit kërkonin që ajo të thoshte.

Bianka, e cila ishte fshati Kaçinar u akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Torturat që iu bënë asaj ishin çnjerëzore.

Atë e torturuan me shkopinj e me litar të lagur më pas i futën vezë të ziera në sqetull. Hetuesit e detyruan madje edhe gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë për dy ditë, por ajo kurrë nuk tha ato që donin të dëgjonin hetuesit.