Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në Bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar” Argjendaria”, operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vendim numër 216, datë 20 qershor 2018 në ngarkim të Hasmuçës, i cili në bashkëpunim me një person tjetër (vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen numër 4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘vjedhja me dhunë’ në bashkëpunim.

DurrësFinalizohet me sukses operacioni i koduar "Argjendaria " .Operacioni me metoda speciale të hetimit.Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar" Argjendaria", operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: • R. H, 22 vjeç, banues në Tiranë.Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit R.H., i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 4. August 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook