Një vajzë 7-vjeçare është plagosur rëndë pasi mbrojti motrën e saj të vogël nga sulmi i një qeni Rottweiler.

Ella Andrews u shndërrua në një heroinë të vërtetë, teksa ndërhyri për të shpëtuar motrën e saj 18-muajshe, teksa ishin në një park në Piara Waters, Perth, në Australinë Perëndimore.

“Qeni po tentonte të merrte Emily-në, por unë i thashë: ‘Nuk do ta marrësh motrën time të vogël’ dhe më pas u gjunjëzova, duke e mbajtur lart motrën time në mënyrë që qeni mos ta arrinte atë, por veç dorën time”, u shpreh 7-vjeçarja për mediat australiane.

Emily pësoi plagë të lehta në fytyrë, ndërsa motra e saj 7-vjeçare u transportua në spital, ku mori më shumë se 10 qepje për plagët e rënda që kishte marrë nga sulmi agresiv i qenit, shkruan “DuaLajm.com”.

Pasi qëndroi dy ditë në spital, Ella iu ribashkua familjes.

“Unë nuk e di se çfarë do të beja nëse Ella nuk do ta bënte këtë, Emily nuk do të oshte këtu sot dhe kjo është tepër e frikshme”, u shpreh nëna e 7-vjeçares.

Ajo bëri dhe një apel për të gjithë pronarët e qenve.

“Unë vetëm dua që pronarët e qenve të jenë më të kujdesshëm dhe t’i mbajnë në zinxhir kafshët e tyre, pasi ajo që i ndodhi vajzave të mia, mund t’i ndodhë dikujt tjetër nesër”, përfundoi nëna e dy vajzave.

LEXO EDHE:  Kafshohet nga gjarpëri në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë gruaja shtatzënë

https://youtu.be/SeKTWM0CMG4