Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një adoleshent tenton të hidhet nga kati i 16 i një ndërtese.

Fatmirësisht zjarrfikësit mbërritën në kohë rekord, duke i shpëtuar jetën 14-vjeçarit, i cili kishte vendosur të vetëflijohej duke u hedhur nga lartësia.

Arsyeja e këtij veprimi të ndërmarrë nga adoleshenti ishte sepse prindërit i ndaluan të luante video-lojëra.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Fujian, në Kinë, mëngjesin e sotëm.

Në operacionin e shpëtimit, zjarrfikësit u munduan të negocionin me djaloshin, ndërsa vendosën edhe një jastëk gjigand që përdoret në raste të tilla, shkruan “DuaLajm.com”.

Por duke parë që negociatat ishin pa rezultat dhe djaloshi kërcënonte se do të hidhej, zjarrfikësit hynë në veprim, duke i shtrirë krahët për të kapur adoleshentin.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook