Një adoleshente që mori pjesë në shfaqjen e talenteve në Angli ka lënë pa fjalë jurinë me lëvizjet e saj.

Sara Seifert nga Kroacia po tregonte aftësitë e saj për të lëvizur të pasmet sipas melodisë, kërcim që quhet twerk dhe konsiderohet mjaft provokues.

Diçka që ka rënë në sy të shumë personave ishte fakti që babai i saj po e duartrokiste ndërsa qëndronte pranë spektatorëve.

18-vjeçarja ka thënë se ka mësuar të bëjë këto lëvizje për dy vite dhe veprimet e babait të saj nuk janë aspak të pazakonta, pasi familje e mbështet në zgjedhjet e saj.

Megjithatë nuk ka arritur të kalojë në fazën e rradhës sepse juria mendoi që këto lëvizje nuk janë të përtatshme për formatin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook