Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur qafa e Koshovicës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një “Benz” dhe një “Audi”, ku si pasojë e përplasjes mes tyre ka humbur jetën një grua dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.

Mësohet se viktima është një grua rreth 27-vjeçe, e cila ishte 6-7 muajsh shtatzanë. Ajo ndodhej si pasagjere në mjetin tip “Audi”.

Audi drejtohej nga shtetasi A.T ndërsa Benzi nga shtetasi L.T.

Dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip “Audi”, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.